Bayern “humbet” dhe Musialan, 5 lojtarë të formacionit në dyshim ndaj Interit

Kjo periudhë e sezonit ka qenë gjithmonë shqetësuese për Bayernin e Mynihut, dhe duket se fenomeni i dëmtimeve ka vazhduar, pasi bavarezët po përballen me një numër të madh mungesash.

I fundit që i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar është ylli i mesfushës, Jamal Musiala, i cili gjatë përballjes me Augsburg u detyrua ta braktiste fushën për shkak të një dëmtimi.

Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe më pas do të konfirmohet gjendja e tij. Me shumë mundësi, ai nuk do të luajë ndaj Interit.

Aktualisht, 5 lojtarë të formacionit bazë nuk janë të disponueshëm. Përveç Musialas, mungojnë edhe Kingsley Coman, kapiteni Manuel Neuer, dhe dy mbrojtësit Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies, të cilët kanë mbyllur sezonin.

Po ashtu, ka ende futbollistë të tjerë që nuk janë aktivizuar për shkak të lëndimeve, si Pavlovic, Ito dhe Buchmann.

Parma shtang Interin, barazon sfidën me 2 gola brenda 10 minutave
Pra, në total, 8 futbollistë do të jenë të pamundur për trajnerin Kompany, i cili duhet të përgatisë duelin e vështirë me Interin në Champions League.

Llogaritë për trajnerin belg bëhen akoma më të komplikuara, pasi ai shpreson që ndonjëri nga lojtarët e dëmtuar të rikuperohet për ndeshjen e kthimit, që do të luhet në Milano.

Një avantazh për bavarezët, nëse mund të quhet i tillë, është fakti që sfida e parë luhet në Allianz Arena.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top