Berisha takime me biznese: Energjinë do ta paguani 6 lekë, përgjysmohet tarifa e ujit

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë dhe tregtarë të degës 8 në Tiranë. Gjatë bisedës me tregtarët, Berisha u ka shpjeguar programin e ‘Aleancës për Shqipëria Madhështore’ për biznesin e vogël dhe lehtësirat që do të ju krijojë qeverisja pas fitores në 11 maj.

Ai theksoi se do të paguhet për energjinë elektrike me 6 lek si dhe tarifat për ujin do të përgjysmohen. Sipas tij gjobat e vendosura me arbitraritet do të falen.

“Do ta blini energjinë me 6 lek. Tarifat e ujit do të përgjysmohen. Taksat e shumta që vendos bashkia mbi ju, tarifat nuk do të jenë kurrë më shumë se 1% e xhiros. Sot i keni 8 apo dhe 10% të xhiros. Jo nuk do jenë. Gjobat do të falen. Gjobat e vendosura me arbitraritet nga këta plaçkitës do të falen. Ne e konsiderojmë të një rëndësie shumë të madhe suksesin e biznesit të vogël.

Do të ulim nga 1500 në 120 tarifën e hapësirës publike, aq e keni pasur. Do bëjë të mundur që edhe të fitoni më shumë edhe ta zgjeroni biznesin,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top