Legjenda franceze këshillon Mbappe: Nëse do të fitosh Ligën e Kampionëve largohu nga PSG

Me performancat e tij në vitet e fundit, Kylian Mbappe e ka treguar se është një lojtar i rankut të lartë dhe meriton të thërritet si një nga “më të mirët” e botës, mirëpo ndër trofetë që mungojnë në koleksionin e francezit është “veshëllapushja” e Evropës, trofeu i UEFA Champions League.

Prej 4 sezonesh te PSG, Mbappe u afrua shumë pranë fitores në finalen e vitit 2021 ndaj Bayern Munich, por dështoi.

Mbi “të ardhmen” e Mbappe foli ditën e sotme dhe legjenda e mesfushës franceze, Emmanuel Petit, i cili këshilloi francezin të largohet nga PSG nëse kërkon triumfin në Champions.

“Mbappé ka qenë i mrekullueshëm që kur ishte 17 vjeç, duke thyer të gjitha rekordet në Francë. Por nëse ai dëshiron të fitojë Champions League, si lojtari më i mirë në botë dhe të fitojë “Topin e Artë” ai duhet të largohet nga PSG.

Real Madrid i mban ende dyert e hapura, po të isha unë do të shkoja atje”,- u shpreh legjenda franceze.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top