Përfshihet në flakë autobuzi i linjës Sarandë – Tiranë, dyshohet për defekt në motor

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Sarandë-Tiranë, pranë fshatit Kardhiq.

Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit automjeti ka qenë në lëvizje, ndërsa brenda tij ka pasur edhe pasagjerë.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top