Trump prezanton “Gold Card”/ Shtetësi amerikane për 5 milion dollarë

Donald Trump ka prezantuar zyrtarisht projektin e shumëpërfolur të “Gold Card”, një kartë që, me pagesën e 5 milionë dollarëve, i jep blerësit rezidencë të përhershme në SHBA dhe e afron me marrjen e shtetësisë amerikane. Ky është një version i përmirësuar (dhe shumë më i shtrenjtë) i Green Card-it tradicional, që shmang procedurat e gjata të emigrimit.

Presidenti amerikan e paraqiti këtë kartë në bordin e Air Force One, me dizajn të artë, fytyrën e tij të stampuar, firmën dhe mbishkrimin “The Trump Card”. Ai tha se pritet të shitet masivisht, madje edhe te oligarkë rusë, që i përshkroi si “shumë të sjellshëm”.

Kjo kartë do të zëvendësojë skemën ekzistuese EB-5, e cila jep Green Card për investitorët e huaj që investojnë të paktën 800 mijë deri në 1 milion dollarë në projekte amerikane që gjenerojnë vende pune. Ndryshe nga ajo, Gold Card nuk kërkon angazhim konkret në ekonomi – vetëm para në dorë. Për më tepër, ajo përjashton poseduesin nga taksat mbi të ardhurat e fituara jashtë SHBA.

Trump, me stilin e tij, e paraqet si një mënyrë për tërheqjen e kapitalit në SHBA. Kritikët e quajnë një tjetër shembull se si “shtetësia në Amerikën e Trumpit është kthyer në një mall luksi për shitje”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top