Vrasja e Ilarias/ Ish-i dashuri e futi trupin në çantë, asnjë gjurmë gjaku në makinë

Të tjera detaje vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali. Sipas mediave italiane, autori 23-vjeçar, pasi e vrau, e futi trupin në një çantë të zezë. Bëhet me dije se hetuesit thonë se asnjë gjurmë gjaku nuk është gjendur në makinën që dyshohet se ai ka transportuar trupin nga shtëpia ku kreu krimin, te vendi ku e hodhi.

Megjithatë, analizat e mostrave të gjakut të gjetura nga policia brenda shtëpisë ku Samson jeton me prindërit e tij janë ende duke u zhvilluar. Mediat italiane raportuan një ditë më parë se policia po shqyrton edhe rolin e prindërve të vrasësit, të cilët mendohet të kenë qenë brenda në banesë kur filipinasi ka goditur me thikë Ilarian.

Prindërit e 23-vjeçarit, sipas akuzës ndodheshin në shtëpi. “Unë nuk isha atje”, u tha babai i autorit hetuesve. “Po flija”, ishte versioni i mamasë. Dy dëshmi që konsiderohen të pabesueshme. Ndërkohë është sekuestruar makina dhe banesa në rrugën Homs, si dhe telefoni i të riut.

Ish-i dashuri i shqiptares menjëherë pas ndalimit, pranoi autorësinë e vrasjes. Ai, sipas dëshmive në polici, ka kërkuar falje tek familjarët e 22-vjeçares shqiptare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top