Ernest Muçi nuk eviton dot rënien e Besiktas: Goztepe e thyen 1-3 në Kupë

Besiktas është mundur 1-3 nga Goztepe në çerekfinalen e Kupës së Turqisë, pavarësisht avantazhit fillestar të sigluar nga Ernest Muçi. Bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Sanuç dhe në këtë situatë përfitoi Romulo, që shënoi një tregolësh, duke e marrë topin në shtëpi.

Gjërat nisën më shumë se mirë për “shqiponjat” e Stambollit, që kaluan në avantazh pikërisht me ish-sulmuesin e Tiranës. Muçi, pas një pasimi nga Rafa Silva, vrapoi me topin në këmbë, duke mposhtur me finesë portierin kundërshtar. Një gol i rëndësishëm për 24-vjeçarin, që po zhvillon një sezon pozitiv në Turqi. Muçi ka shënuar deri tani 7 gola, duke dhënë edhe 3 asist.

Sidoqoftë, nuk ka mjaftuar për Besiktas, sepse në minutën e 36′ ka mbetur me 10 lojtarë. Sanuç u ndëshkua me karton të kuq dhe vetëm dy minuta më pas Romulo barazoi. Në pjesën e dytë Goztepe bëri diferencën dhe Romulo fillimish kompletoi përmbysjen me penallti në minutën e 79′, pastaj vulosi suksesin e miqve në minutën e 81′ me trisin personal.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top