Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Parashikohet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të vranët më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në qendër dhe juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kucovës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top