Berisha tregon kur do të vijë LaCivita dhe nëse do i sjellë një ftesë për në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin “Opinion se Chris LaCivita do të vijë në Shqipëri sapo të hapet fushata.

“Do vijë këto ditë kur të hapet fushata dhe ne jemi në komunikim të përditshëm online me të” – tha Berisha.

Ai mohoi lajmet se LaCivita do të vinte bashkë me një ftesë për kryedemokratin për të vizituar SHBA-në. Berisha tha se ai është konsulent elektoral dhe jo lobist.

“Absolutisht kurrë. Nuk është e vërtetë se ai është konsulent elektoral. Nuk është lobist. Ai është bashkëkryetari i Komitetit Kombëtar Republikan” – tha Berisha që shtoi se LaCivita nuk e vë në dyshim fitoren në 11 maj.

“As që e ka vënë në dyshim ndonjëherë. Ai e njeh. Ka feeling. Lëre mos e pyet. Ai e sheh. Ajo do të thotë një fitimtar pastaj. Po i tha ashtu, e nderojnë me atë” – tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top