Dy vjet nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë po ndodh në Hagë

Sot bëhen dy vite nga nisja e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë përvjetor, ishte parashikuar që të mbaheshin edhe dy seancat e fundit të Prokurorisë për dëshmitë e saj, por ato janë anuluar. Anulimi erdhi pasi njëri prej dëshmitarëve e ka dorëzuar dëshminë me shkrim, ndërsa tjetri nuk është paraqitur në Gjykatë.

“Sot dhe nesër ishin parashikuar të zhvilloheshin edhe dy seanca të tjera ku do të paraqisnin dëshminë dëshmitarët e fundit të Prokurorisë. Këto dy seanca janë anuluar, pasi që njëri dëshmitar ka dhënë dëshminë me shkrim dhe tjetri ka munguar’, – ka deklaruar ka deklaruar gazetari, Dibran Istrefi.

Në një paraqitje publike, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, konfirmoi se deri më tani kanë dëshmuar 125 dëshmitarë, ndërsa 117 dëshmi janë dorëzuar në formë të shkruar. Procesi gjyqësor ka zgjatur 206 ditë dhe janë regjistruar 150 viktima.

Griep bëri të ditur se Prokuroria ka përfunduar prezantimin e provave, por ende nuk e ka mbyllur zyrtarisht rastin. Seanca e radhës është caktuar për 23 prill, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm, përfshirë mundësinë që mbrojtja të kërkojë hedhjen poshtë të aktakuzës për krime lufte.

Ndërkohë, një nga çështjet e diskutuara mbetet edhe mbajtja e gjatë në paraburgim e të akuzuarve, si dhe refuzimi i kërkesës së Hashim Thaçit për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Për këtë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte kërkuar sqarime nga Gjykata, por sipas Griep, kjo çështje mbetet konfidenciale. Gjykimi në Hagë vazhdon të jetë një temë e ndjeshme në Kosovë, ndërsa pritet që mbrojtja të fillojë paraqitjen e saj pas konferencës së 23 prillit. /Dukagjini

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top