Tifozët e skuadrës serbe, Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” dogjën flamurin e Kosovës para sallës së kongresit të UEFA-s, me pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet.
Navijači pale zastavu lažne države Kosovo pic.twitter.com/iYJPWGmItV
— Pluton (@Pluton45873221) April 3, 2025
Më herët Federata e Futbollit e Serbisë e kishte hequr flamurin e Kosovës në ambjentet e godinës ku mbahet kongresi, ndërsa në sallë, të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, përveç Kosovës, e cila mban vetëm me logon e Feratës së Futbollit të Kosovës.
Ndërkohë Federata Serbe në një komunikatë i kërkoi falje gjithë serbëve që kishte vendosur flamurin e Kosovës përkrah flamujve të tjerë.
Navijači pale zastavu lažne države Kosovo pic.twitter.com/iYJPWGmItV
— Pluton (@Pluton45873221) April 3, 2025
“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.