Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’ u shpreh se ai flet thjeshtë në mënyrë metaforike për epitetet ndaj opozitës. Sipas Ramës kandidatët në listën e mbyllur të ‘Shqipërisë Madhështore’ përbëjnë kuptimin e simbolikës e tij lidhur me kënetën.
“Kur thua pse ofendoj bufin e vërtet. Shikoni unë ju vë përpara panoramën, me një metaforë, e kam bërë dhe herë të tjera. Unë nuk jam fare lloji i politikanit apo përfaqësuesi publik. Të them o hajdut, o maskara, o dorgagji, o ashtu, o kështu këto janë maskarallëqe, që çuditërisht një pjese të madhe nuk i bën përshtypje. Kur flas në mënyrë metaforike apo simbolike më thonë që po ofendoj.
Nuk po ofendoj asnjëri unë po them realitetin, jemi përballë një kënete, ku mbretëron një buf kënete, ky është realiteti dhe për të kuptuar se çfarë kënete është ajo, të cilën do duhet ta gjykoni në 11 maji, edhe që besoj se do t’iu mjaftojë për ta tharë, majftoni të shikoni listat e mbylluara, ato listat e mbyllura. Aty është këneta në listat e mbyllura.”, tha Rama.