Shtimi i tarifave, Von der Leyen: Goditje e madhe, finalizojmë paketën e kundërmasave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas njoftimit të presidentit Donald Trump për një tarifë 20% për të gjitha mallrat nga vendet e BE-së.

Ajo tha se do të kishin pasoja të rënda për miliona njerëz në mbarë botën dhe se do të jetë një goditje e madhe për ekonominë botërore

“Njoftimi i Donald Trump për tarifat universale për të gjithë botën, përfshirë BE-në, është një goditje e madhe për ekonominë botërore. Më vjen shumë keq për këtë zgjedhje. Ekonomia globale do të vuajë masivisht dhe pasiguria do të “spiralizohet”. Pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona rreth fjalës”, tha ajo.

BE-ja muajin e kaluar njoftoi kundërmasa prej 26 miliardë eurosh kundër një sërë mallrash amerikane, të planifikuara të hyjnë në fuqi këtë muaj, në përgjigje të tarifave të veçanta prej 25% për çelikun dhe aluminin europian.

“Tashmë jemi duke finalizuar paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave për çelikun. Tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejshme për të mbrojtur interesat dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë. Ne do të qëndrojmë së bashku, uniteti ynë është forca jonë”, theksoi Von der Leyen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top