Ekrem Imamoglu në paraburgim, në pranga edhe avokati i tij

Kryebashkiaku i burgosur i Stambollit Ekrem Imamoglu, tha në një postim në rrjetet sociale të premten se avokati i tij ishte arrestuar dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

“Avokati im Mehmet Pehlivan u ndalua për arsye fiktive. Sikur të mos mjaftonte grushti i shtetit kundër demokracisë, ata nuk mund të tolerojnë që viktimat të mbrohen. Lironi menjëherë avokatin tim”, tha Imamoglu në një postim në X të publikuar përmes ekipit të tij ligjor.

Sipas autoriteteve turke avokati Mehmet Pehlivan, u arrestua në kuadër të hetimeve për rastin e korrupsionit për të cilin kryetari i bashkisë së Stambollit është lënë në paraburgim. Pehlivan u arrestua me një urdhër të lëshuar nga departamenti kundër pastrimit të parave të Prokurorisë së Stambollit.

Sakaq, dy gazetarë të tjerë turq u arrestuan gjithashtu në bastisjet e mëngjesit në shtëpitë e tyre për mbulimin e protestave masive që kanë përfshirë të gjithë vendin, të shkaktuara nga arrestimi i Imamoglu më 19 mars.

Sindikata e Gazetarëve Turk (TGS) i identifikoi ata si Nisa Sude Demirel, një reportere për gazetën Evrensel dhe Elif Bayburt që punon për agjencinë e lajmeve ETHA.

“Një tjetër bastisje në agim. Dy nga kolegët tanë që ndiqnin protestat e #Sarachane u arrestuan. Lërini gazetarët të bëjnë punën e tyre! Ndaloni këto ndalime të paligjshme!” tha sindikata.

Të enjten, autoritetet turke liruan 11 gazetarët që ishin arrestuar gjatë bastisjeve të së hënës për mbulimin e protestave, mes tyre edhe fotografin e AFP-së, Yasin Akgul.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top