Putin me propozim për të dalë nga kriza, kërkon administratë të përkohshme në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, sugjeroi se Ukraina mund të vendoset nën një formë të administratës së përkohshme për t’i lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe nënshkrimin e akordeve kyçe për arritjen e një zgjidhjeje rreth luftës, raportuan të premten herët agjencitë ruse të lajmeve.

Komentete e Putinit, të bëra gjatë një vizite në portin verior të Murmanskut, vijnë në kohën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të ndërmjetësuar një zgjidhje të konfliktit përmes rivendosjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe përmes angazhimit në bisedime të ndara me Moskën e Kievin, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Në parim, natyrisht, një administratë e përkohshme do të mund të vendosej në Ukrainë nën patronazhin e OKB-së, Shteteve të Bashkuara, shteteve evropiane dhe partnerëve tanë” – citohet të ketë thënë presidenti rus në bisedimet me zyrtarët detarë në port.

“Kjo do të ishte me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve demokratike dhe sjelljes në pushtet të një qeverie të aftë që e gëzon besimin e popullit e pastaj të nisen bisedime me të për një traktat të paqes” – shtoi kreu i Kremlinit.

Sipas tij, përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i vazhduar bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë, në kontrast nga paraardhësi Joe Biden, i cili i kishte ndërprerë kontaktet me Moskën, dëshmojnë se kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë e dëshiron paqen.

“Sipas mendimit tim, presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara sinqerisht dëshiron përfundim të konfliktit për një numër arsyesh” – citohet të ketë thënë Putini.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, kur u pyet rreth komenteve të Putinit për një administratë të përkohshme në Ukrainë, tha se qeverisja në atë shtet përcaktohet nga kushtetuta dhe populli ukrainas./Nacionale

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top