Will Smith nderohet në qytetin e tij të lindjes

Emri i Will Smith tani është i ruajtur përgjithmonë në rrugët e Philadelphia. Të mërkurën, më 26 mars, fituesi i Oskarit,, u shfaq në qytetin e tij të lindjes duke riemëruar një pjesë të rrugës 59th Will Smith Way për nder të tij.

“Philly, unë jam i yti. Ky është nderi i një jete,” shkroi Smith në një postim në Instagram të enjten, 27 mars, ku përfshiheshin fotot e tij duke pozuar në ceremoni me kryebashkiaken e Philadelphia, Cherelle L. Parker dhe zyrtarë të tjerë të qytetit. Nëna e Smith, Caroline Bright, gjithashtu u ul pranë tij gjatë ceremonisë.

Postimi i aktorit përfshinte foto si dhe një video të tabelës me emrin Will Smith Way mbi një urë. “Hej, Philly. Unë të dua. Do të shihemi më 4 korrik”, tha Smith në një video tjetër në Instagram.

Kryebashkiakja i Philadelphia, Parker,nshkroi në postimin e saj në Instagram pas ceremonisë së emërtimit të rrugës se “udhëtimi i Smith nuk ka qenë asgjë më pak se frymëzuese”.

“Nga rrënjët e tij të lindjes dhe rritjes në West Philadelphia, deri tek ngritja e tij si një superstar global, ai na ka treguar të gjithëve se çfarë do të thotë të ëndërrosh dhe të punosh shumë”, shkroi Parker në mbishkrimin e saj.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që e quajmë @willsmith një nga tonët. Arritjet e tij janë një reflektim i forcës, elasticitetit dhe shkëlqimit të njerëzve të Philadelphia. Ndërsa e riemërojmë 2rrugën për nder të Will sot, le të festojmë gjithçka që ai përfaqëson – kreativitetin, mirësinë dhe fuqinë e komunitetit.”

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top