Puthje nga Dua që shijon Sidney në bikine ‘optimiste radikale’ edhe gjatë turneut

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka postuar disa foto nga pushimi prej koncerteve, ku shfaqet e veshur me bikini dhe duket më në formë se kurrë.

Dua Lipa po shijon disa momente relaksi dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Me një stil plot hijeshi dhe një buzëqeshje rrezatuese, Dua ka marrë komplimente pa fund nga fansat, të cilët e kanë mbushur postimin e saj me komente pozitive.

Duket se lidhja e saj me aktorin Callum Turner po i bën mirë, pasi ajo shkëlqen nga lumturia. Si gjithmonë, Dua di si të tërheqë vëmendjen.

Ajo sapo ka nisur turneun e saj botëror ‘”Radical Optimism Tour” ‘për albumin e fundit në Australi e Zelandë të Re. Ajo vazhdon në Azi e më pas kalon në Evropë dhe Amerikë gjatë shtatorit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top