SHBA miraton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

SHBA do të shpallë brenda ditës së sotme një paketë të re me ndihma ushtarake për Ukrainën, e cila do të përfshijë kryesisht municione.

“Nesër, Shtetet e Bashkuara do të shpallin në mënyrë të njëanshme ndihmën e re për Ukrainën”, tha John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan për çështjet strategjike.

“Paketa do të përfshijë, mbi të gjitha, municione për sistemet që tashmë kanë ukrainasit,” shtoi ai gjatë një konference për shtyp, duke iu referuar veçanërisht sistemeve raketore HIMARS.

Megjithatë, Kirby nuk dha detaje të mëtejshme.

Njoftimi do të përkojë me një vizitë në Shtëpinë e Bardhë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Perëndimi i ka premtuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të përshpejtojë dërgesat e armëve dhe municioneve për të ndihmuar forcat ukrainase të zmbrapsin një ofensivë të re nga trupat ruse.

Kështu, Bashkimi Europian njoftoi pak ditë më parë se pritet të furnizojë Ukrainën me predha 155 mm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top