Lëvizja Bashkë prezanton programin/ Katër shtyllat e daljes nga kriza

Një analizë e krizës aktuale permanente dhe katër shtylla me këndvështrim të majtë për të garantuar daljen prej saj. Ky ishte thelbi i prezantimit të programit nga Lëvizja BASHKË, të mërkurën, me të cilin ajo do të hyjë në zgjedhjet e 11 majit.

Mes shumë anëtarëve dhe mbështetësve të Lëvizjes, drejtuesja e eventit Ariela Zeneli ia dha fjalën drejtuesit shkencor të punës së grupit të programit, pedagogut të shkencës politike Sofokli Meksi. Pas tij aktivistët Redi Muçi, Jani Marka, Redi Kociaj dhe Bora Mema parashtruan katër shtyllat programore: shteti zhvillimor, shteti social, shteti i së drejtës dhe pjesëmarrja demokratike.

Programi i forcës së drejtuar nga Arlînd Qori është, ne fakt, produkt i punës së rreth 50 ekspertëve dhe profesionistëve, të cilët kanë punuar 15 muaj për të studiuar rrugëdaljet nga kriza permanente.

“Ky program ka për të qenë udhërrëfyesi ynë jo vetëm për 11 majin, por për dekadën e ardhshme” u tha në tubim refreni i të cilit qe se

“Shqipëria ka nevojë për një transformim të madh ekonomik, social dhe demokratik” dhe se asaj i duhet një plani i detajuar i mëkëmbjes së bujqësisë, industrisë, infrastrukturës, energjetikës e turizmit të qëndrueshëm. Partia e Arlind Qorit do të jetë me numrin 2 në fletën e votimit të 11 majit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top