Del VIDEO/ Ish-kryeministri italian kapi gazetaren nga flokët se nuk i pëlqeu pyetja

Një incident ka ndodhur mes ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe gazetares së emisionit “Quarta Repubblica” në Rete 4, Lavinia Orefici. Gazetarja i kërkoi Prodit një koment mbi një pasazh në “Manifestin e Ventotenes” për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.

Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe i tërheq flokët gazetares. Në fillim Prodi e mohoi që ta kishte kapur gazetaren nga flokët duke u shprehur se vetëm i kishte vënë dorën në sup, por më pas televizioni La7 nxori pamjet e plota.

Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm.

“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top