Zelenskyy: Kremlini gënjen për marrëveshjen e Detit të Zi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se Kremlini gënjen kur pretendon se armëpushimi i Detit të Zi nuk do të hyjë në fuqi pa heqjen e sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

“Fatkeqësisht, edhe tani, edhe sot, pikërisht në ditën e negociatave, ne shohim se si rusët tashmë kanë filluar të manipulojnë”, tha ai.

Sipas Zelemskyyt ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe të mashtrojnë ndërmjetësit dhe të gjithë botën. Nëse ata nisin sulme, do të ketë një përgjigje të fortë, shton lideri ukrainas.

Ai ka thënë se armëpushimi hyri në fuqi menjëherë pas njoftimit të SHBA më herët sot. Por Moska tha se kjo varet nga sanksionet kundër kompanive të përfshira në eksportet e ushqimit dhe plehrave.

Ndërkohë, SHBA tha se ka rënë dakord të ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe plehërore, të ulë kostot e sigurimit detar dhe të përmirësojë aksesin në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top