Rrjedhja e planit të sulmit në Jemen, Trump: Ishte gabim por jo serioz

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë reagimin e tij të parë për rrjedhjen aksidentale të inteligjencës ushtarake amerikane, kryeredaktorit të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Trump tha për mediat amerikane se Goldberg ishte “një turp” dhe se prania e tij në zinxhirin “Signal” nuk kishte “fare ndikim”. I pyetur se si ai u shtua në bisedë, Trump tha se ishte një nga punonjësit e Mike Waltz që kishte numrin e tij atje.

Kur e pyet nëse ai kishte ende besim te Waltz, Trump e pohoi dhe tha se “Michael Waltz ka mësuar një mësim dhe ai është një njeri i mirë”.

Ai shprehu besimin në ekipin e tij dhe mbështeti komentet e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth se kjo nuk është në thelb një çështje. Trump u shpreh se kjo situatë ishte i vetmi defekt në dy muaj dhe nuk ishte gjë serioze.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top