“Jemi Juventus, të tregojmë se e meritojmë”: fjalimi i parë i Tudor për ekipin

Igor Tudor mbërriti te Juventus (herët në mëngjes) me shumë vendosmëri dhe me bindjen se është njeriu i duhur në momentin e duhur. Dje ai drejtoi stërvitjen e tij të parë (me vetëm njëmbëdhjetë lojtarë të pranishëm), pasi më parë kishte shërbyer si ndihmës i Pirlos në sezonin 2020/21. Në ditët në vijim, ai do të nisë një sërë bisedash individuale me lojtarët për të punuar shumë në aspektin psikologjik.

Objektivi i trajnerit të ri është të zgjojë krenarinë e një grupi të demoralizuar nga eliminimet e hidhura në Champions League dhe Kupën e Italisë, si dhe nga humbjet e rënda ndaj Atalantës dhe Fiorentinës.

“Jemi Juventus, të tregojmë në fushë se e meritojmë këtë fanellë”, ishte thelbi i fjalëve të para të Tudor drejtuar skuadrës (ku ishte i pranishëm edhe Giuntoli). Ai insistoi shumë tek krenaria, ndjenja e përkatësisë dhe ADN-ja bardhezi. Synimi për t’u kualifikuar në Champions League nuk mund të dështojë dhe për ta arritur atë, tekniku ka vënë menjëherë në punë aftësitë e tij si komunikues dhe motivues.

TE LAZIO: 9 NDESHJE DHE 18 PIKË
Një vit më parë, Tudor u bë trajner i Lazios kur kishin mbetur edhe nëntë ndeshje nga fundi i kampionatit. Bilanci i tij ishte 5 fitore, 3 barazime dhe vetëm 1 humbje: gjithsej 18 pikë, të cilat, nëse do të përsëriteshin, do ta çonin Juven në kuotën e 72 pikëve dhe, me shumë gjasa, në vendin e katërt, që do të thotë kualifikim në Champions League.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top