Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri” në Tiranë. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 01:15, është marrë njoftimi se në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në ambientin e jashtëm të një lokali të mbyllur në pronësi të shtetasit S. H, rreth 44 vjeç, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve” informoi sot policia.