Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë 1.3 milion euro fonde publike për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Sipas vendimit të KQZ-së, fondet janë ndarë në bazë të përfaqësimit parlamentar të partive:
- Partia Socialiste (PS) – 65 milionë lekë
- Partia Demokratike (PD) – 44 milionë lekë
- Partia e Lirisë (PL) – 9 milionë lekë
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 milionë lekë
- Partia Republikane (PR) – 2.6 milionë lekë
- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) – 890 mijë lekë
- PDIU – 1.7 milionë lekë
- PBDNJ – 890 mijë lekë
- PAA – 890 mijë lekë
- PLL – 890 mijë lekë
- Nisma Thurje – 860 mijë lekë
Ky financim synon të mbështesë partitë gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gara politike për zgjedhjet e 11 majit tashmë po i drejtohet një faze të rëndësishme.