Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim.
Ai është shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit drejt Prokurorisë së Posaçme, ku ka nisur të japë shpjegime prej orës 10:00.
Marrja në pyetje e Veliajt është zhvilluar në praninë e avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani.