Rama vijon ironitë ndaj Bashës: Më prezantoi me Unikkatilin

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të enjte live në facebook komentuesve në rrjete sociale. Një komentues e pyet Ramën për Bashën dhe ky i fundit nuk i ka kursyer ironitë.

Referuar replikave që kanë pasur me njëri-tjetrin së fundmi, Rama tha se Luli nga xhirot me makinë që bën e ka prezantuar me Unikkatilin ndërsa sot kreu i qeverisë thotë se do t’ja kthejë përshëndetjen.

Rama vijoi më tej ironitë duke thënë që nuk duhet të ngacmohet Basha se ka dëshirë të bëhet euroatlantik.

Rama: Luli është zgjuar mos i bini më qafë kot. Është aktiv bën xhiro me makinë, i kam thënë ndalo dhe të marrësh ndonjë pasagjer. Mos u rrotullo vetëm duke dëgjuar muzikë. Më prezantoi edhe me Unikkatilin sot besoj do ta përshëndes me Hysenin kshu që jemi në rregull me Lulin. Lëreni Lulin se nuk ka dhe faj Bufi po i ha demokratët rrugëve Luli do të bëhet euroatlantik, lëreni mos e ngacmoni.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top