Në grup me Shqipërinë, Stojkovic i shqetësuar: “Juve nuk po sillet mirë me Vlahovic”

Trajneri i Serbisë ka dalë në mbrojtje të Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb po kalon padyshim momentin më të vështirë të karrierës së tij: marrëdhënia me teknikun Thiago Motta është në pikën më të ulët dhe ardhja e Kolo Muani e ka lënë atë jashtë formacionit titullar. Megjithatë, Vlahovic nuk e ka humbur vendin e tij në kombëtare, përkundrazi. Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, e mbrojti hapur numrin e tij 9 në konferencën për shtyp: “Kam një mendim shumë të mirë dhe të lartë për Vlahovic dhe cilësitë e tij. Në futboll ndodh që të përballesh me një periudhë negative në klub. Nuk dua të hyj në detaje dhe nuk do të komentoj arsyet pse nuk luan dhe nëse duhet të aktivizohet më shumë. Këto janë çështje të tyre”.

Më pas, trajneri serb u ndal më konkretisht te mënyra se si po menaxhohet Vlahovic, duke mos kursyer as kritika për Juventusin dhe Thiago Motta: “Çdo lojtar kalon momente pozitive dhe negative në karrierë, por ne e shohim Dusanin si një nga elementët më të rëndësishëm të lojës sonë. Tek unë do të luajë gjithmonë, sepse këtu ka mundësinë të tregojë që ajo që po i bëjnë nuk është e drejtë. Vlahovic përfaqëson brezin e ri të futbollistëve që do të luajnë për Serbinë në dhjetë vitet e ardhshme. Ai ka nevojë për mbështetjen e shokëve të skuadrës që cilësitë e tij të dalin në pah”.

Serbia është në një grup me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit 2026. Natyrisht, duke qenë se në mars do të ndjekë kundërshtarët nga ekrani, shqetësimi i Stojkovic lidhet me ndeshjet e qershorit, ku Serbia do të debutojë në datën 7 kundër Shqipërisë dhe më pas do të presë Andorran në datën 10 në Beograd.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top