Konfirmohet biseda Trump-Putin, Kremlini jep detaje

Rusia ka konfirmuar se Vladimir Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump ditën e nesërme (18 mars).

“Po, kjo është e saktë, një bisedë e tillë po përgatitet për të martën”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov këtë mëngjes, pasi u pyet nga gazetarët nëse Putin do të zhvillojë bisedë telefonike me Trump.

Sakaq Peskov nuk dha detajet rreth telefonatës që pritet të mbahet nesër mes dy liderëve.

“Ne kurrë nuk zbulojmë përpara”, tha tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai tha se “shumë punë është bërë gjatë fundjavës”, duke shtuar se do të shohin nëse kanë “diçka për të shpallur” të martën.

Mbrëmjen e së dielës, Donald Trump njoftoi gazetarët se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin të martën.

Lajmi për telefonatën Putin Trump vjen një javë pasi delegatët e SHBA-së dhe Ukrainës u takuan në Arabinë Saudite, ku ata njoftuan perspektivën e një armëpushimi 30-ditor, hapi i parë për t’i dhënë fund luftës.

Megjithatë, SHBA-ja ende po përpiqet të bindë Rusinë që të bie darkord me marrëveshjen e armëpushimit.

Për bisedimet me Putinin, Trump tha: “Unë mendoj se do të flasim për tokën. Është shumë më ndryshe nga sa ishte para luftës, siç e dini. Ne do të flasim për termocentralet, kjo është një pikëpyetje e madhe.

Ne duam të shohim nëse mund ta çojmë drejt fundit atë luftë. Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top