Aleksander Vuçiç mobilizon traktorët për të mbrojtur Presidencën nga protestuesit

Shumica e traktorëve janë pa targa ose me targa të fshehura, duke ngritur dyshime mbi qëllimin e pranisë së tyre. Sipas medias serbe “Nova”, ekzistojnë disa skenarë të mundshëm nga ana e qeverisë për përdorimin e tyre.

Një nga skenarët e përfolur është se traktorët mund të përdoren për të ushtruar presion dhe për të krijuar frikë mbi një përshkallëzim të protestës, me synimin për të zvogëluar numrin e pjesëmarrësve në tubimin e së shtunës.

Gjithashtu, disa nga kompanitë që posedojnë këta traktorë janë vizituar më herët nga presidenti, Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse atyre u është kërkuar drejtpërdrejt që t’i dërgojnë traktorët në Beograd.

Ndërkohë, qindra traktorë të tjerë janë parë të vendosur në pjesë të ndryshme të Beogradit jo vetëm një ditë para protestës, por prej disa ditësh.

Një teori e mundshme është se ata janë pozicionuar për të bllokuar hyrjet kryesore të qytetit më 15 mars, duke penguar kështu pjesëmarrësit të arrijnë në protestë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top