Mbyllja e platformës TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë

Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën e ditës së shtunë, sot, kundër mbylljes së platformës TikTok, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Këtë protestë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi fill pas vendimit të qeverisë për mbylljen e plaftormës duke ftuar që të marrin pjesë në veçanti të rinjtë.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pasditen e djeshme ka bërë një postim në rrjetet sociale që lidhet me protestën kundër mbylljes së platformës TikTok. Berisha ka postuar një imazh ku shkruhet “Ky ishte një post, por Edi Rama e ka censuruar!” Ai shton se kur jala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. Gjithashtu Berisha i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top