Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Portugali do të mbahen më 18 maj

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Portugali do të mbahen më 18 maj. Data u njoftua të enjten nga presidenti i Portugalisë pas rënies së qeverisë së Luis Montenegro. Presidenti, Marcelo Rebelo de Sousa theksoi se dëshiron të sigurojë stabilitetin e vendit, duke sqaruar se 18 maji është data e preferuar nga shumica e partive për mbajtjen e zgjedhjeve.

Prej disa javësh, kryeministri në largim Luis Montenegro ishte nën kritikat e opozitës, e cila e kritikoi atë për një konflikt interesi për shkak të transaksioneve të biznesit familjar. Opozita u ankua se kompania Spinumvira, e themeluar nga Montenegro në vitin 2021, ka përfituar nga emërimi i tij në krye të qeverisë portugeze dhe ka nënshkruar kontrata me kompani të ndryshme private.

Kryeministri në largim mohon të ketë ndodhur diçka e paligjshme dhe thekson se biznesi tashmë është i djemve të tij. Megjithatë, ai shmangu të japë çdo informacion për klientelën e kompanisë. Pavarësisht zhurmës, ai synon të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme, të tretat që nga viti 2022 në Portugali. Sipas sondazheve, Aleanca Demokratike e Montenegros mund të rrisë përqindjet e saj, krahasuar me zgjedhjet e mbajtura në mars 2024.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top