Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dita do të jetë e mbushur me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top