Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar kandidatët për deputetë në listën e mbyllur të Partisë Socialiste. Rama mes kandidatëve të listave të mbylluara veçoi emrin e Marjana Koçekut e njohur ndryshe si neomalsorja.

Sipas tij neomalsorja është shembull i listës së PS-së. Ai theksoi se Koçekun e ka njohur personalisht dhe se ajo ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm. Rama gjithashtu një episod të podcastit të tij “Flasim” ia ka kushtuar neomalsorës ndërsa kanë diskutuar gjerë e gjatë rreth investimit dhe kontributit që ka dhënë ajo për zonën e saj duke u shërbyer turistëve që shkojnë në shtëpi fermën e saj.

“Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferim në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pas asnjë dorë pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakoshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovar produktin e natyrës dhe mikëpritjes.

U qas ndaj platformës dhe natyrisht Marjana do të ishte në listën e hapur do ta kishte shumë të vështirë dhe nëse do ishte dikush tjetër që ka aksesin por nuk do të punonte. Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër. Insitimi im është dhe mbetet, Partia Socialiste është një instrument jo në qëllim në vetvete dhe atyre që janë jashtë dhe që duan ta përdorin. Edona Bilali jo që ka qenë e gatshme, por është shprehur me vokacion dhe me bindjen se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë,” tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top