Nga skena e operës në skenën politike – Edhe Armaldo Kllogjeri në listat e PD

Tenori Armaldo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, Maestro i Big Brother, ka vendosur të ngjitet në skenën politike, pasi e zbritën nga skena e operës. Pas një aventure televizive në Big Brother, ku ra në sy jo vetëm për zërin e këndshëm, por edhe për karakterin e tij të qetë dhe tolerant në debatet me Luis Ejllin, Maestro tani ka vendosur të provojë veten në një tjetër reality show – politikën shqiptare.

Duket se largimi nga Teatri i Operas dhe Baletit e ka bërë të reflektojë: në Shqipëri të leverdis më shumë një vend në listat e deputetëve sesa të mbështetesh te talenti. Dhe kështu, i zhgënjyer nga arti, por i frymëzuar nga politika, Maestro po përpiqet të gjejë vendin e tij mes akordave të PD-së në Elbasan. Me gjasë do të përqëndrohet në zonën e Gramshit, atje ku ka kaluar fëmijërinë e tij dhe ku ruante ende miqësitë e vjetra.

Nëse suksesi i tij politik do të jetë më i madh se ai në Big Brother, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: nga një reality show, maestro po futet në një tjetër – atë të politikës, ku skenari është po aq absurd, por buxheti është më i madh.

Lista e mbyllur e PD në Elbasan

Tomor Alizoti

Edmond Haxhinasto

Klodjana Çapja

Blendi Himçi

Aurel Bylykbashi

Lista e hapur

Ilirjan Alliu

Qamil Boja

Dritan Cani

Gani Cani

Elsa Gega

Lumturi Hasa

Armaldo Kllogjeri

Renato Kumria

Armonela Marku

Dritan Mitarja

Alis Narazani

Mustafa Pashja

Qani Xhafa

Dashamir Xhika.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top