George Clooney ka një pamje krejt të re.
Aktori, 63 vjeç, zbuloi një ndryshim mjaft të dukshëm në look, duke hequr flokët e tij të argjendtë për një stil të ri . Pak ditë më parë Clooney u pa në lagjen SoHo të qytetit të Nju Jorkut me një nuancë kafe të flokëve.
Ai gjithashtu kishte veshur pantallona ngjyrë të bardhë, një xhaketë lëkure të zezë, atlete Adidas dhe syze dielli.
E ndërsa ishte në një dalje romantike me gruan e tij Amal Clooney, ishin flokët e lyer të George që vodhën vëmendjen. Aktori nuk njihej me flokët gështenjë, teksa është njohur vitet e fundit për flokët e tij ngjyrë argjendi.