Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme më 12 mars, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare. Sipas informacionit të dhënë nga PD, mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa mbledhja e Këshillit Kombëtar do të nisë në orën 19:00.
Gjatë këtyre mbledhjeve, do të shqyrtohen çështje të rëndësishme që lidhen me përzgjedhjen e kandidatëve për deputet për zgjedhjet dhe strategjinë e fushatës elektorale. Pritet që, pas diskutimeve, të shpallen emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë PD-në në zonat zgjedhore në gjithë vendin.
Pra lista e kandidatëve për deputet të PD-së do të finalizohet orët e fundit para mesnatës, kur është edhe afati për dërgimin e listës në KQZ.
Këto mbledhje do të jenë një mundësi për anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar të diskutojnë dhe miratojnë listat e kandidatëve, të cilët do të paraqiten për votim dhe do të udhëhiqen nga Partia Demokratike në këtë proces elektoral.