`Petro Koçi tërhiqet nga gara për deputet në zgjedhjet e 11 majt: Më spostuan

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka njoftuar sot se është tërhequr nga gara për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi siç thotë ai, është i vetmi që nuk ka shansin e startit në kushte të barabarta, sepse nuk ka në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se vendimi i tij është marrë pas spostimit faktik të tij nga strukturat e PS.

“Unë nuk do të jem në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë, jo për ndonjë paburrëri politike, frikë dështimi personal apo braktisje të shpirtit të solidaritetit, por sepse ndryshe nga të gjithë ju jam i vetmi që nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale…

…Megjithatë ky ndryshim në përgjegjësinë drejtuese solli një spostim jotransparent dhe mospërkufizim të qartë të funksionit tim në zonë. U ndërpre si me thikë përfshirja ime në aktivitetin organizativ të partisë duke mos u lajmëruar kurre për kalendarin e përditshëm të mbledhjeve dhe takimeve, përjashto rastet kur ky kalendar varej nga selia qendrore dhe lajmërimet mbërrinin nëpërmjet rrjetit në grupin Whatsapp të deputetëve. Nuk di nëse kjo situatë ishte e orientuar apo ishte pasojë e ndonjë intrige shpirtvogël. Megjithatë e fal çdo kënd që më apo pa dashje ka gisht në këtë mëkat, i cili mbetet i parëndësishëm për interesa përtej meje.

E shfrytezoj kete komunikim publik per t’i bere thirrje cdo kolegu, deputet ose jo, qe ka probleme hetimore serioze me SPAK te mos kandidoje ne keto zgjedhje. Kam besim se cdo person te cilit do i nderpritet procesi hetimor apo do te mund te marre pafajesine me vone, PS do i jape meritat e duhura ne vijim.”, shkruan mes të tjerash ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top