Rubio i qartë për Bosnjen: S’duam ndarje dhe as konflikt, po i shikojmë opsionet tona për Dodik

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, që për momentin ndodhet në Arabinë Saudite për të zhvilluar takime me delegacionin ukrainas, u pyet nga gazetarët edhe për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Gazeta Metro.

Edhe pse shumica e pyetjeve për Sekretarin Rubio kishin të bënin me luftën në Ukrainë, një gazetar e pyeti edhe për veprimet e fundit të Dodik, që kërcënoi me shkëputje të Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

“A do të konsiderojë SHBA-ja ndonjë veprim ndëshkues kundër Dodikut për atë që bëri”, ishte pyetja për kryediplomatin amerikan.

“Po, ashtu siç thashë, nuk duam ndarje atje. S’duam ta shohim këtë. Gjëja e fundit që i duhet botës është edhe një krizë dhe kemi folur tashmë për këtë. Sa i përket asaj se ç’do të bëjmë tutje, jemi duke i rishikuar këto opsione. Por, është mjaftueshëm e qartë se çfarëdo dallimesh të brendshme që mund të ekzistojnë aty, kjo s’mund të çojë në ndarjen e shtetit dhe s’mund të çojë në një konflikt tjetër”, tha Sekretari Rubio.

Ai sërish ritheksoi rishikimin e të gjitha opsioneve që ka SHBA-ja në mënyrë që të mos lejojë krijimin e një krize në Bosnje.

“Dhe sigurisht që po shqyrtojmë të gjitha opsionet tona dhe besoj se ka një konsultim të OKB-së për këtë gjithashtu sot. Kështu që do të shohim se si do të funksionojë. Por, shpresojmë se mund të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur fillimin e një konflikti tjetër në Europë”, përfundoi Rubio.

Kjo është hera e dytë që Sekretari Rubio reagon ashpër ndaj Milorad Dodik dhe kërcënimit të tij për shkëputje të Srpskas nga Bosnja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top