Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është larguar nga paraburgimi në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit. Veliaj do të marrë pjesë në seancën gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet anikimi i tij për masën e sigurisë “arrest në burg”. Në orën 10:00, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë ankimin e tij. Ndërkohë në të njëjtën seancë, do të paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.