Rocco Vata ‘refuzon’ Irlandën dhe mban ende Shqipërinë

Rocco Vata është një prej atyre emrave që ka ngjallur më shumë diskutim në kohët e fundit. Djali i Rudi Vatës ka luajtur me të gjitha grupmoshat e Irlandës dhe ka mundësi për të luajtur me disa Kombëtares, mes të cilave futet edhe Shqipëria.

Pak ditë më parë qarkulloi një lajm i rremë se Rocco Vata ishte pjesë e listës së Irlandës për ndeshjet e marsit. Kjo nuk do të thotë se emri i tij nuk do të shfaqet në atë listë, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.

Mund të quhet një lajm i rremë për shkakun se një fotografi e bërë nga tifozët e Irlandës ku shihej Rocco Vata me fanellën e Irlandës, si një prurje e re e Kombëtares A, ka bërë xhiron e mediave sportive shqiptare duke e raportuar si të ardhur nga Federata Irlandeze e Futbollit. Kjo nuk ishte e vërtetë dhe mbetet ende pezull çështja se kë Kombëtare do të zgjedh lojtari i Watford.

Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës”, moderatori Altin Sulçe ka dhënë një lajm ekskluziv rreth kësaj çështje. Sipas tij, Irlanda A i ka dërguar një ftesë zyrtare Roko Vatës për ndeshjet e marsit, por ky i fundit nuk e ka pranuar ende ftesën. 19-vjeçari e ka lënë ende këtë ftesë pezull, duke mos e pranuar dhe as refuzuar. Gjithashtu Shqipëria i ka dërguar një ftesë Roko Vatës me Shpresat e Alban Bushit, U-21, por Roko e ka refuzuar.

Qartësisht Roko Vata e konsideron U-21 e Shqipërisë si një kostum që nuk i rri përshtat pasi më parë ka luajtur me Irlandën U-21 dhe tani e sheh veten një hap më lartë. Megjithatë nuk garantohet se ftesa e Shqipërisë A do ta sjellë Roko Vatën si kuqezi, pasi vendimi i fundit i takon atij dhe vetë lojtari ka ende dyshime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top