Video/ Lazio çon dëm mundësinë, vetëm 1-1 ndaj Udinese: Juventus mbetet i katërti

Lazio merr një barazim të hidhur në garën e ashpër për një vend në Champions League. Në ndeshjen e fundit të javës së 28-të në Serie A, skuadra e teknikut Baroni nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Udinese, duke humbur një mundësi të artë për të kaluar Juventus në vendin e katërt. Bardhekaltrit mbeten në vendin e pestë me 51 pikë.

Në “Olimpico”, pjesa e parë u karakterizua nga ritme të larta dhe agresivitet. Thauvin (22’) zhbllokoi sfidën pas një aksioni të ngatërruar, ndërsa Romagnoli (32’) barazoi shifrat pas një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, Lazio u hodh përpara dhe shtyu më shumë, por Udinese rezistoi, duke u kundërpërgjigjur në çdo moment dhe duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.

Një mundësi e humbur

Lazio iu afrua Juventus me vetëm një pikë, por nuk arriti ta parakalonte në garën për vendin e katërt, i fundit që të çon në Champions League. Ndërkohë, Udinese tregoi edhe një herë formën e mirë që po kalon, duke regjistruar gjashtë ndeshje pa humbje (4 fitore dhe 2 barazime).

Skuadra e Runjaic kaloi në avantazh me Thauvin (22’), pas një aksioni personal të nisur nga Lucca, i cili ishte një nga më të mirët në fushë dhe u shfaq sërish i rrezikshëm me një kthesë të bukur që përfundoi pranë shtyllës në rezultat 1-1. Barazimi i mbrojtësit Romagnoli (32’), pas një asistimi me kokë nga Vecino, erdhi pas një goditjeje këndi të shkaktuar nga një pritje spektakolare e Okoye ndaj një goditje nga Zaccagni.

 

Në pjesën e dytë, Lazio dominoi më shumë në sulm, por pa krijuar raste të rrezikshme, përveç një ndërhyrjeje të guximshme, por të suksesshme të Camara ndaj Zaccagni, pavarësisht se ishte i ndëshkuar me karton të verdhë dhe në prag pezullimi. Zemura u shfaq i rrezikshëm rreth minutës së 30′ me një goditje të fortë me të majtën, por Provedel devijoi në këndore. Pas këtij momenti, ndeshja u qetësua dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top