Rubio: Pas rishikimit, mbyllim 83 përqind të programeve të USAID

Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio, njoftoi se administrata e presidentit Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Kjo masë pason një auditim të kryer nga stafi i Elon Musk, që ka rezultuar në anulimin e 5,200 kontratave dhe shpenzimin e dhjetëra miliardave dollarëve, pa shërbyer në interesat kombëtare të SHBA.

Programet që mbeten, përkatësisht 18%, do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit për të siguruar efikasitet më të madh.

“Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike”, shkruan Rubio në postimin e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top