Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u shpreh se në zgjedhjet e 11 majit duhet ti japin shqiptarëve partinë më të vjetër në eksperiencë dhe më të re në energji.
Sipas tij asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë një mandat në PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. Kryeministri theksoi se luftën duhet ta bëjnë ata që kanë shumë eksperiencë dhe ato që kanë më shumë nga PS. Ai tha se drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur.
Edi Rama: Nuk e kemi mbyllur ende të gjithë procesin që do të mbyllet në Kryesi, por dua të ndaj me ju që: cilido që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi do të jetë: Asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë në mandat nuk do të jetë në listën e mbyllur.