Gjykata e Lartë ka shtyrë vendimin mbi rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK në banesat dhe bizneset e tyre në 6 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas afishimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, një prej 3 gjyqtarëve të caktuar në trup, ka kërkuar largimin nga çështja për shkaqe papajtueshmërie.
Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të dalë më 11 mars para gjykatës së posaçme të apelit ku kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit në burg. Në apel vendimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi ndërsa në shkallën e parë vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani.