Berisha: Basha s’ka njeri tjetër përveç Taulant Ballës

Sali Berisha foli gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjete sociale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai u shpreh se Lulzim Basha nuk ka njeri që mund ta mbështesë në zgjedhjet e këtij viti.

“Në procesin e bashkimit të PD, Partia Demokratike është treguar konsekuente në atë që ka shpallur.

Ne shpallëm bashkimin në diversitet, sepse nuk mund të mohohet që për shkak të zhvillimeve dramatike, brenda grupit të deputetëve të PD, dhe në anëtarësi në një shkallë më të vogël, u përvijuan qëndrime të ndryshme.

Bashkimi i deputetëve dhe grupit parlamentar ishte vendimtar për forcën tonë politike që të shkojë drejt 11 majit si forcë drejt fitores.

Meqenëse po më pyet me emër konkret. Përveç Taulant Ballës, të garantoj që ai (Lulzim Basha) njeri nuk ka njeri tjetër me vete. Nuk ka asnjë njeri. Ndaj demokratë e demokrate mbështesni kandidaturat e PD, se mbështesni fitoren”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top