Rita Ora shkëlqen në emisionin ‘The Masked Singer US’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka realizuar një tjetër paraqitje mbresëlënëse në emisionin e njohur “The Masked Singer US”, ku është paneliste.

 


Me një stil të pazakontë dhe plot elegancë, Rita ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një veshje që e bëri atë të dukej si një perëndeshë e lashtë helene.

 

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, Rita ka zgjedhur një fustan të kaltër të mrekullueshëm dhe ka kompletuar pamjen me aksesore në kokë, të cilat e bënë të shkëlqente si një figurë mitologjike.

 

Kjo paraqitje e saj ka përputhur perfekt temën e natës, e cila kishte motive olimpike, duke e bërë Rita Orën një figurë të denjë për përfaqësimin e perëndeshave të Olimpit.

Fustani i kaltër dhe aksesorët e veçantë në kokë i dhanë një ndjesi magjie dhe mistikiteti, duke krijuar një lidhje të thellë mes stilit të saj dhe atmosferës të natës olimpike.

Në mbishkrimin e fotografive, Rita Ora ka shkruar: “Sonte jemi të gjithë heronj dhe perëndesha në @maskedsingerfox! Ndjekeni në orën 8 pasdite ET në @foxtv për të dëgjuar Zërat e Olimpit”.

 

Rita vazhdon të befasojë fansat me elegancën e saj dhe përkushtimin ndaj projekteve të reja, duke treguar një herë tjetër se është një ikonë e vërtetë në industrinë e muzikës dhe të modës. /Telegrafi

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top