Donald Trump: E kam më të vështirë të negocioj me Ukrainën sesa me Rusinë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se e ka të vështirë të merret me Ukrainën, ndërsa ka shtuar se arritja e një marrëveshjeje finale është më e lehtë me Rusinë, sepse ata i kanë të gjitha kartat, raporton BBC.

“Unë mendoj se ne po ia dalim shumë mirë me Rusinë. Por, për momentin ata janë duke bombarduar pa mëshirë Ukrainën”, ka thënë Trump.

Presidenti amerikan ka pritshmëri për takimin e javës së ardhshme midis delegacionit amerikan dhe delegacionit ukrainas në Arabinë Saudite, teksa ka shtuar se po mundohet ta ndihmojë Ukrainën.

Presidenti amerikan ka thënë se mendon që presidenti rus, Vladimir Putin po e bën atë “që secili nga ne do ta bënte” dhe se ai dëshiron t’i japë fund kësaj lufte.

Ai ka shtuar se Ukraina po merr dënim të jashtëzakonshëm, por është i pasigurt nëse Kievi zyrtar dëshiron me të vërtetë t’i japë fund konfliktit – “unë mendoj se ata duan, megjithëse nuk e kam të qartë”.

I pyetur në lidhje me mungesën e planit të paqes nga vendet evropiane, Trump ka thënë se “ndonjëherë ka pyetje që nuk mund t’iu japësh përgjigje”.

“Ata (vendet evropiane) nuk dinë se si t’i japin fund luftës”, ka shtuar ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top