Unaza e Madhe bllokohet më 8 dhe 9 mars, si devijohet trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se në kuadër të fazës përfundimtare të ndërtimit të rrugës “Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës”, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, do të realizohet shtresa e asfaltobetonit në datat 08-09 mars 2025.

Punimet do të zhvillohen gjatë orëve të natës, nga ora 20:00 deri në 06:00. Gjatë kësaj periudhe, do të bllokohet aksi kryesor nga ish-sheshi Shqiponja deri tek ura e lumit të Tiranës, me devijime të nevojshme për trafikun.

Në datën 08 mars 2025, nga ora 20:00 deri në 06:00, punimet do të përqendrohen në krahun e djathtë të aksit kryesor, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në tunelet nr.2 dhe nr.1, që lidhen me autostradën Tiranë-Durrës dhe aksin kryesor nga Teodor Keko.

Në datën 09 mars 2025, po nga ora 20:00 deri në 06:00, do të kryhen punime në krahun e majtë, ku automjetet do të devijohen për në nënkalimin e Paskuqanit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top