Pamje e pazakontë, Marco Rubio shfaqet me kryq në ballë (VIDEO)

Me kryq në ballë, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio u shfaq në një intervistë për Fox News për të folur për zhvillimet në lidhje me Ukrainën, krizën në Lindjen e Mesme dhe fjalimin e presidentit Trump në Kongres.

Sekretari amerikan i Shtetit është shfaqur me kryq në ballë pasi ishte e mërkura e hirit për shumë të krishterë katolikë.

E mërkura e hirit festohet nga katolikët, luteranët, moravianët, anglikanët (episkopalët) dhe protestantët e bashkuar, si dhe disa kisha kalviniste.

Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë në kalendarin e fesë së krishterë, duke u konsideruar një kohë reflektimi dhe pendimi për të krishterët në mbarë botën.

Imazhi i Rubios ngjalli disa komente në X, me disa që u deklaruan krenarë për sekretarin e Shtetit të SHBA-së, të tjerë e akuzuan atë për “propagandë” në favor të Rusisë, të tjerë duke folur për një luftë fetare dhe të tjerë duke shkruar se “prindërit tanë na pikturonin kryqe në kokë kur ishim fëmijë të këqij”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top